Përmbajtja e Projektit

Mirëmbajtja

Mirëmbajtja është ndër elementet kryesore që përveç që i zgjat jetën objekteve, ajo i bënë të dukshme të mirat e projektit. E ky element është trajtuar dhe do të trajtohet me fanatizëm nga krijuesit e këtij kompleksi.

01

Përpos bamorëve të INTERNATIONAL RESIDENCE, në hapësirën për afarizëm do të kenë qasje edhe njerëzit tjerë, por me një hyrje krejtësisht tjetër, të jashtme.

02

Banorët, shfrytëzuesit dhe pronarët e banesave, lokaleve në kuadër të kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE”, do të njoftohen me rregullat e mirëmbajtjes, me rastin e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes së njësisë, me ç’rast pjesë e kontratës do të jenë të gjitha kushtet dhe rregullat e mirëmbajtjes.

03

Investitorët do të mirëmbajnë kullat deri në përfundimin e projektit, pastaj në bashkëpunim me banorët dhe shfrytëzuesit do të formojnë OJQ-në, që do të jetë organi kryesor menaxhues i mirëmbajtjes.

04

Do të krijohet Aplikacioni për Mirëmbajtje dhe Komunikim të banorëve, për t’u ofruar banorëve komunikim, dhe përditësim për çdo gjë që do të ndodhë në lidhje me kompleksin dhe mirëmbajtjen e tij. Gjithashtu, do të informohen për aktivitetet, për pagesat e mirëmbajtjes, si dhe për çdo shkelje nga ndonjë banor apo shfrytëzues i banesave/lokaleve.